Dy tërmetet e fuqishme që kanë prekur Shqipërinë të martën kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.
Raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar deri në 24, gjersa i atyre të lënduarve deri në 600.
Gjithë shqiptarët janë solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë duke dhuruar donacione online, përmes fondit publik që është bërë i hapur për t’u dalë të gjithë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete.
Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka treguar anën e tij humanitare për këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.
Nga faqja GoFoundMe, ku shihen listat me personat që kanë dhuruar donacione, aty figuron edhe emri i grimerit të njohur shqiptar, njëherësh mikut më të besuar të Kim Kardashianit, i cili ka dhuruar një shumë në vlerë prej tre mijë dollarësh.
Ai edhe gjatë ditës ka publikuar vazhdimisht thirrje në Instagramin e tij, ku ndiqet nga mbi 7.1 milionë përdorues, që t’i bashkohen donacionit online për të ndihmuar Shqipërinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.