Makeup artistja Merita Merja ndau me publikun eksperiencën e vështirë pas infektimit me Covid-19.
Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.
“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.
“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja në “Ftesë në 5”.
Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.
“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardhur motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.