×
  • Show Time
  • Show Time

    Gruaja e Will Smith reagon për herë të parë pas skandalit në Oscar

    Reporteri
    30 Mars 2022 | 14:20

    Jade Pinkett Smith ka postuar një mesazh në Instagram, në deklarimin e saj të parë pas skandalit të bashkëshortit të saj, Will Smith, në ceremoninë e çmimeve Oscar.

    Gruaja e Will Smith, i cili goditi në skenën e ceremonisë së Oscar komedianin Chris Rock, foli për herë të parë pas ngjarjes.

    “Është një kohë për shërim dhe unë pikërisht këtë po e bëj”, shkroi Jade në Instagram.

    Shumë e interpretuan këtë mesazh si hipokrit, duke e kritikuar faktin se ajo nuk e shfrytëzoi rastin për të dënuar sjelljen e bashkëshortit të saj.

    Smith u bë “ylli” i ceremonisë së 94-të të Oscar, kur vendosi të “mbronte nderin” e gruas së tij, por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.

    Derisa humoristi Chris Rock ndau me publikun një batutë që kishte si temë alopecinë, sëmundjen nga e cila vuan Jade, aktori Will fillimisht buzëqeshi. Por, kur e pa gruan e tij teksa rrotullonte sytë në shenjë pakënaqësie, ai vendosi ta godiste me grusht komedianin Rock.

    Shumë yje të Hollivudit e dënuan këtë veprim, por shumë nuk reaguan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!