×
  • Show Time
  • Show Time

    Habit aktori, Jackie Chan: Dua t’i bashkohem Partisë Komuniste të Kinës

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 8:34

    Aktori dhe producenti i njohur Jackie Chan ka deklaruar se dëshiron t’i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës, shkruan gazeta “South China Morning Post”, duke cituar deklaratat e bëra nga aktori gjatë një aktiviteti të organizuar nga Shoqata e Filmit Kinez.


    “I kam zili pjesëtarët e Partisë Komuniste të Kinës. Besoj se Partia Komuniste Kineze është e mrekullueshme, sepse çdo gjë që ajo premton, e realizon me patjetër. Unë do të doja të bëhesha anëtar i PKK (Partisë Komuniste të Kinës),” ka thënë aktori sipas gazetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!