×
  • Show Time
  • Show Time

    Habit rezultati i sondazhit në ‘PërPuthen’ se a duhet të përjashtohet Ana

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 11:33

    Ana e emisionit “PërPuthen” ka folur pas publikimit të fotografisë së Arjonit dhe të saj nëpër rrjetet sociale.


    Përdorues të shumtë kane ndarë në rrjet një foto ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me një vajzë, për të cilën pretendohet se është Ana e parë. Sipas përdoruesve, fotot janë publikuar nga vetë Arjoni. Këto pamje, bien ndesh me rregullat e emisionit, i cili ndalon qartë takimet jashtë studios.

    Ndërsa, Ana në sqarimin për produksionin me lot në sy ka uruar që kushdo që është i përfshirë në publikimin e fotografisë, përfshirë edhe Arjonin ta përjetojë vuajtjen ashtu si familja e saj.

    Produksioni ka krijuar një sondazh se a duhet të përjashtohet Ana nga emisioni ‘PërPuthen’.

    Deri tani 164 mijë e 404 votues i thanë JO largimit të Anës, anipse ajo i ka thyer rregullat e emisionit, ndërsa 39 mijë e 33 votues menduan se Ana duhet të përjashtohet nga emisioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!