×
  • Show Time
  • Show Time

    Habit stilisti i njohur: Vesh rrobat e njëjta çdo ditë, nuk i kam larë pantallonat prej muajsh

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 11:54

    Një prej stilistëve më të njohur në botë, Tom Ford i ka habitur së fundmi të gjithë me deklaratën e tij.


    Ndonëse krijon pafundësisht veshje, duket se ai është i fiksuar me një palë pantallona, të cilat i vesh prej muajsh të palara. 58-vjeçari është shprehur në një intervistë se kjo mënyrë e të veshurit e bën shpesh herë të ndihet si një punëtor i thjeshtë.

    “Nuk kam energji të mendoj për ambicie të ndryshme. E di cilat rrobat më shkojnë: të zeza, kafe dhe gri, si dhe të bardhat kur luaj tenis. Me lejoni t’ju tregoj se këto pantallona që kam veshur tani nuk mund të jenë larë prej muajsh. Vesh të njëjtat rroba çdo ditë, i heq në darkë dhe i var. Konkretisht var xhaketën time, pantallonat me xhepat bosh dhe mëngjesin tjetër zgjohem duke vrapuar me djalin tim Jack, për ta bërë gati për shkollë”-ka treguar Tom Ford.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!