Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, të mërkurën ka bërë të ditur se i është thyer shtëpia në Turqi.
Artistja nga Peja po ashtu paralajmëroi padi për plaçkitjen pasi ka ndodhur në një nga zonat më luksoze në shtetin turk.
Më vonë, ajo ka zbuluar edhe disa pamje të tjera nga vjedhjet, ku shihet se i mungojnë edhe disa bizhuteri me vlerë të madhe.
Lidhur me këtë ngjarje ka raportuar edhe televizioni i njohur turk, “Show”.
Në një edicion informativ janë shfaqur pamje nga shtëpia e Tarakut, ndërsa u njoftua edhe për vlerën e dëmit – e cila është marramendëse.
Televizioni në fjalë (Show) ka raportuar:
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.
I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë.
Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.