Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur dje në takim, Viktor Palokajn, të njohur si Unikkatil, ndërsa sot ka publikuar edhe foto nga takimi, duke e vlerësuar lartë edhe performancën e tij artistike.
Reporteri.net, ka raportuar dje për këtë takim, i cili ishte zhvilluar me kërkesën e Unikkatilit.
“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”, ka shkruar Haradinaj.
Një javë pas dështimit, Unikkatil shkon të gjejë ngushëllim tek Ramush Haradinaj
Unikkatil, është e vërtetë se është një nga artistat më të mëdhenj shqiptar të muzikës rap, por ai së fundi ka filluar të humbas popullaritetin, dhe këtë e ka dëshmuar më së miri koncerti i tij i fundit në Mitrovicë.
Për dallim nga koncerti i parafundit ku Unikkatil kishte arritur që të mbledhë rreth 20 mijë adhurues, në Mitrovicë mund të llogaritet se ai ka dështuar, pasi shifrave ai nuk ka arritur të mbledhë më shumë se 2500 njerëz në stadiumin ‘Adem Jashari’. /reporteri.net