×
  • Show Time
  • Show Time

    Historia e trishtë e Anës: Babai i vdiq, nëna e la në jetimore së bashku me katër vëllezërit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 9:06

    E kemi parë shpeshherë të përlotet në “Përputhen”, ka treguar se ka punuar pastruese për të siguruar jetesën, dhuroi flokët e saj për një vajzë me kancer, por askush nuk e dinte historinë e Anës.


    Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë në jetë për Anën dhe lotët e saj tregojnë shumë.

    Konkurrentja në fillim të emisionit është shprehur se kur të vijë koha do ta tregojë edhe ajo historinë e jetës e që me të vërtet është e trishtë.

    “Kryefjala.com” ka zbuluar se Ana është rritur në jetimore së bashku me vëllezërit e saj.

    Babai i Anës ka humbur jetën kur ajo ishte fëmijë. Burime pranë Anës kanë treguar se nëna i ka dërguar në jetimore Anën dhe vëllezërit e saj.

    Ana është rritur me 4 vëllezërit e saj në jetimore dhe jeta për ta nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

    Kjo është edhe arsyeja që Ana përmend vetëm vëllezërit e saj dhe asnjëherë familjarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!