×
  • Show Time
  • Show Time

    “Hobbs & Shaw” në krye të arkave kinematografike

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 21:37
    Luke Hobbs (Dwayne Johnson) and Deckard Shaw (Jason Statham) team up and face off in "Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw," directed by David Leitch.

    Spin-offi i “Fast & Furious” me Dwayne Johnson dhe Jason Statham, “Hobbs & Shaw”, ka arritur në majat e arkave kinematografike me një fundjavë mbresëlënëse me 60 milionë dollarë fitime.


    Filmi aksion gjithashtu pati debutim të shkëlqyeshëm në mbarë globin, duke i fituar 120 milionë dollarë shtesë.

    Filmi e mposhti The Lion King në arkat kinematografike, ku filmi i Disney ra në pozitën dy me një fundjavë me fitime prej 38 milionë dollarësh.

    Filmi artistik i animuar i Jon Favreau, në të cilin i kanë huazuar zërat Donald Glover dhe Beyonce, deri tani i ka inkasuar mbi 400 milionë dollarë.

    Filmi i ri i Quentin Tarantinos, Once Upon a Time in Hollywood, është i treti në top listë me 20 milionë dollarë të fituara gjatë fundjavës së dytë. Spider-Man: Far From Home dhe Toy Story 4 e përmbyllin top pesëshen e re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!