×
  • Show Time
  • Show Time

    Hyri krejt papritur, Sabiani sonte largohet nga Big Brother Vip Albania?

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 8:15

    Futja e Sabianit në shtëpinë e BBVip2 mund të jetë një strategji e përkohshme që mund të përfundojë sot Këtë e përforcon një njoftim i dalë në rrjetet sociale që e sjell Sabianin më 9 mars, të enjten në një koncert live.

    Sipas njoftimit të një lokali në Korçë, Sabiani do të jetë i pranishëm atje të enjten në mbrëmje ora 20.00 në një koncert. Kjo nënkupton se të martën mbrëma në prime, mund të jetë largimi i Sabianit nga shtëpia e Big Brother Vip, duke shënuar vetëm një periudhë të shkurtër në këtë realitet. Në fakt edhe vetë Sabiani ka lënë të kuptohet këtë. Ai sot u shpreh i bindur që Kristi nuk do të dalë të martën nga shtëpia.

    Sabiani e përsëriti këtë gjë dy herë, një herë gjatë konferencës për shtyp, kur i drejtoi një pyetje atij dhe një herë tjetër në oborr, kur po bisedonte me Kristin dhe Keisin. Sabiani i tha Kristit se ai nuk do të eliminohet të martën. Ai shtoi se pasi e marta të kalojë, do të bisedojnë gjerë e gjatë, duke nënkuptuar që do të flasin për lidhjen që është krijuar mes tyre.

    Ndonëse skeptik nga ekrani, qëndrimi me dyshen në shtëpi, duket se ka ndryshuar deri diku opinionin e Sabianit. Dhe sjellja e tij kundrejt Kristit ka qenë e ngrohtë, edhe pse deri më tani nuk kanë konsumuar ndonjë bisedë bashkë, sa i përket Keisit. Sabiani i tha atyre se ka dëshirë t’i shohë në formë. Kristi tha se ata janë në formë dhe shumë në rregull me njëri-tjetrin. Shiko foton:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!