×
  • Show Time
  • Show Time

    I arrestuari për vjedhjen e orëve luksoze “Rolex” është burri i Arta Bajramit

    Reporteri
    03 Shkurt 2023 | 14:10

    Xhemajl “Xhimi” Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është personi i arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”.

    Kështu ka raportuar sot Indeksonline.

    Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.

    “Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.

    Arrestohet në Prishtinë hajni i orëve “Rolex”, kërkohej nga Interpooli

    Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.

    Tutje thuhet se arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

    “Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!