Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Can Yaman bëri bujë të madhe pas rolit kryesor që kishte në telenovelën “Erkenci Kus”. Ai është konsideruar si një prej meshkujve më seksi në Turqi ku shumë femra bëjnë të pamundurën për ta takuar.
Së fundmi, ai ishte në Spanjë ku u takua me fansat dhe u intervistua nga gazetarja Violeta Mangarinan. Ai kishte vendosur që të mos dilte para mediave, por bukuria e Violetës ia ndërroi mendjen.
Ajo hyri në dhomën e zhveshjes së tij, ku Can nuk hezitoi ta komplimentonte vazhdimisht për paraqitjen. Madje në një moment, ai i kërkoi që të bëhej e dashura e tij, megjithëse komentet tha se i bëri me shaka.
“Nëse të gjitha vajzat spanjolle janë si ti, atëherë janë të bukura. Do të doja të më bëje një guidë në qytet. A pranon të bëhesh e dashura ime?”. Këto ishin disa prej fjalëve që tha aktori i famshëm.
Megjithatë, mbeti pa fjalë kur gazetarja i tha sinqerisht se ka të dashur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.