Pak muaj më parë bëri bujë sherri mes reperit Noizy dhe opinionistit Olti Curri.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Olti ironizoi bashëpunimin mes reperit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për kartën e studentit.
Pas këtij postimi Noizy e quajti publikisht Oltin të dështuar. Reperi komentoi edhe në postimet e Oltit ndërsa replika e fundit nga blogeri ishte: “Ik te Portokalli se na gajase me humor se me këngë s’po bën gjë. Të gjitha njësoj ka 10 vjet. Dështak kronik”.
I ftuar në emisionin “Treshat”, Olti ka folur për herë të parë për sherrin me Noizyn gjatë intervistës me Bora Zemanin. Blogeri tregoi se me Noizyn është takuar në një lokal nate, por nuk kanë biseduar sepse secili ishte në punë të vetë.
“Kam kohë pa folur me Noizyn, por kur ishte i pranishëm në jetë nate në lokale të famshme, jemi takuar. Kemi qenë një grup miqsh artistë dhe prezantues dhe nuk kemi folur shumë sepse ne flisnim me njëri-tjetrin, Noizy këndonte. Secili në punë të vetë. Në distancë kemi folur për ato që dihen publikisht. Nuk kemi pasur ndonjë bisedë tjetër private”, u shpreh Olti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.