Ilir Shaqiri dhe Sabiani kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” një miqësi të fortë, të cilën e kanë mbajtur edhe tani që reality show ka përfunduar.
Pasi balerini i njohur u shpall fitues dhe fiku dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ishte Sabiani, ai që e priti jashtë dhe duket se qëndrojnë shumë me njëri-tjetrin.
Së fundmi, që të dy ishin të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin që pati ky format.
I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u përgjigj, Sabiani u përgjigj: “Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane”.
Ndërsa kur u pyet nëse i dha ndonjë lek, këngëtari u shpreh: “Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.