Fjolla Morina mbylli të gjitha rrjete e saj sociale, derisa një ndryshim bëri edhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
Ky i fundit fshiu të gjitha fotografitë që kishte në llogarinë e tij në Instagram, përfshirë edhe ato nga martesa me Fjollën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, derisa gjatë ditës u raportua për një krizë mes tyre, Fjolla Morina ka bërë reagimin e parë, derisa ka vendosur t’i rikthehet sërish rrjeteve sociale.
Mirëpo, edhe këngëtarja ka larguar fotografitë me Fisnik Sylën, duke lënë vetëm një pjesë të tyre, ku shfaqet e vetme.
Ajo madje ka publikuar fotografinë e parë, teksa ka uruar edhe vajzën e vogël për fillimin e vitit shkollor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.