×
  • Show Time
  • Show Time

    I doli pa leje “diss-i” ndaj Unikkatilit, reagon Fero: Kush e ka publiku, marre i koft

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 18:16

    Në rrjete sociale ka qarkulluar një këngë e papublikuar e reperit, Fero.

    Bëhet fjalë për “diss-in” ndaj Unikkatilit dhe TBA-së.

    Si duket ky “diss”, ishte krijuar në kohën kur Fero kishte përplasje të forta publike me Unikkatilin dhe grupin e njohur.

    E si duket, ky projekt është publikuar pa dëshirën e Feros.

    Teksa ndodhet në Dubai, ku edhe po pushon me Arbenitën, Fero ka reaguar ndaj kësaj.

    “Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMË u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, është shprehur ai në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!