×
  • Show Time
  • Show Time

    “I dua shumë rusët”, deklarata e aktores së njohur ngjall reagime të mëdha

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 23:44

    Aktorja e njohur italiane, Ornella Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse ka folur së fundmi për luftën në Ukrainë.

    Ajo është pyetur se cili është mendimi i saj lidhur me këtë situatë, aktorja pati disa momente hezitimi.

    “Unë jam gjysmë ruse dhe është një çështje që s’më përket mua. I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq. Lufta është gjithmonë e gabuar,” tha Ornella.

    Kur gazetarja e pyeti se kush është agresori dhe kush është viktima, aktorja vetëm tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje Ornella duket se preferon të jetë e distancuar. Ndërkohë, deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.

    Kujtojmë që më herët, 67-vjeçarja ka bërë kërkesë për marrjen e nënshtetësisë ruse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!