×
  • Show Time
  • Show Time

    “I forti” i FFK-së që rrahu një zyrtar dje, është babai i një prej reperëve më të mirë në Kosovë

    Reporteri
    17 Mars 2022 | 11:19

    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimet për sulm ndaj një zyrtari tjetër të kësaj Federate.

    Ademi, emër i njohur për publikun e Kosovës, nuk është hera e parë që arrestohet.

    I njëjti në vitin 2019 ishte dënuar me 9 muaj burg efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, shkruan Reporteri.net.

    Por, pakkush e di se ai është babai i njëri prej reperëve më të pëlqyer në Kosovë.

    Përkatësisht, ai është babai i Kushtrim Ademit i njohur ndryshe edhe si Capital T.

    Capital T disa herë ka treguar se ka marrëdhënie shumë të mirë me babain e tij.

    Ademi aktualisht është në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!