Lorenc Palokaj, familjari i Unikkatilit, ka reaguar pas vdekjes së Mentor Palokajt.
Ai ka theksuar se Mentor Palokaj kishte pasur probleme shëndetësore gjatë muajve të fundit të jetës së tij, të cilat nuk ishin trajtuar me aq vëmendje sa duhet, për shkak të natyrës së tij të mbyllur dhe të pavarur.
Ai e përmendi një bisedë që kishin pasur pesë ditë para vdekjes, ku Mentori kishte përmendur se i ishin fryrë këmbët.
“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz,” ka shkruar Lorenci ndër të tjera.
Tutje ai tregoi se një ditë para vdekjes, kishte parë një shikim të çuditshëm në sytë e Mentorit, siç thotë ai sikur ta kishte ndjerë se diçka do t’i ndodhte.
“Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij”, shkruan Lorenci tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.