×
  • Show Time
  • Show Time

    I mori bashkëshortin, Jennifer Aniston kujton fjalët e fundit që i tha Angelinës

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 14:43

    Fjalët e fundit që Jennifer Aniston i tha Angelina Jolie-s para se kjo e fundit të lidhej me bashkëshortin e saj, janë tepër të trishta.


    E megjithatë, Jennifer nuk ka ngurruar t’i tregojë në një intervistë për “Vanity Fair”, teksa kujton një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

    Jennifer po xhironte seritë e fundit të “Friends” kur u takua me Angelina-n në një park makinash, para se filmimi “Mr and Mrs Smith” të fillonte xhirimet në 2004-n.

    Në atë kohë kishte shumë tension në martesën e Jennifer dhe Brad, pasi atij nuk i pëlqente që ajo kishte rënë dakord për të xhiruar një seri të fundit të komedisë edhe pse fitonte 1 milion dollarë për episod.

    Brad mungoi madje kur “Friends” përfundoi xhirimet dhe u organizua një festë mes kolegësh nga seti.

    Jennifer mendonte se ai ishte i zënë me xhirimet e filmit në atë kohë, por më pas kuptoi se po e humbte bashkëshortin përgjithmonë.

    Ajo kujtoi herën e fundit që takoi Angelina-n në parkimin e makinave ku xhirohej “Friends” dhe fjalët që i tha asaj:

    “U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”.

    Më pas 50-vjeçarja pranoi se Pitt vazhdoi të ndryshonte shumë emocionalisht në martesën e tyre. Aniston kujtoi se jo shumë kohë pasi takoi Jolie-n, “ai ishte zhdukur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!