Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, çdo herë e më shumë po tregon se është adhurues i muzikës patriotike.
Në këtë video ai shihet së bashku me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Shkelzen Jetishin, i njohur si Xeni, këndojnë këngën ‘O moj Kosovë, o moj bukuroshe’.
Haradinaj është parë disa herë teksa e këndon këtë këngë. E në dasma dhe ahengje familjare, ai nuk e ka problem fare t’i bashkëngjitet mikrofonit së bashku me këngëtarin.
Haradinaj teksa qëndron i ulur në tavolinën e tij, Shkelzen Jetishi i afrohet vazhdojnë që këngën ta këndojnë së bashku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.