×
  • Show Time
  • Show Time

    I ulur pranë nënës në karrocë, Ramë Lahaj përlotë të gjithë me mesazhin emocionues për të

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 13:23

    Ai është një ndër tenorët më të famshëm shqiptarë që bën karrierë në skenat ndërkombëtare.


    Bëhet fjalë për Ramë Lahajn, i cili javë më parë ka perfomuar para një audience të madhe në sheshet e kryeqytetit tonë, Prishtinë.

    Së fundi, artisti po qëndron për pushime në Mal të Zi dhe po shoqërohet me të ëmën, pranë së cilës edhe ka pozuar.

    Poshtë fotografisë së shpërndarë në llogarinë personale në Instagram, tenori pati një mesazh emocionuese për të gjithë njerëzit.

    “Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymën, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekondë duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë. Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata, sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe!”, ka shkruar ai.

     

    View this post on Instagram

     

    Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymen, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekond duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë. Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe! ——————————————————————————-When the rhythm of life gets me ahead and somehow engulfs me, with many obligations and makes me feel like everything and every second has to be calculated for the sake of success and a luxurious life that comes from our ego, then I decide to go back at the very beginning, where it all began as a consequence of great love, where the days were bright and holy and where love had no interest but goodness. Remember your loved ones, love them dearly because life is short and success is a great lie!

    A post shared by Rame (@ramelahaj) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!