Mbrëmë banorët e Big Brother VIP Albania së bashku u mblodhën në oborrin e shtëpisë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të rojes së ndjerë tanimë, Pal Kolës, shkruan Reporteri.net.
Derisa ndezën edhe qirinj, ishte Dea Mishel Hoxha ajo që mori fjalën të fliste, derisa bëri një gafë tejet të madhe.
Banorja e Big Brother VIP Albania u shpreh “i urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës”, e kjo bëri që videoja të bëhet virale në rrjete sociale.
Roja i Top Channel, Pal Kola u vra nga një sulm terrorist i ndodhur ditë më parë ndaj godinës së mediumit. Kola ishte në kabinën e tij, kur një nga 25 plumbat e shkrepur goditën atë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.