Të premtën e kaluar ka përfunduar “Big Brother VIP”, ku fitues doli balerini, Iliri Shaqiri.
Dy rivalët më të fortë të këtij edicioni ishin Iliri dhe Donaldi.
Të dy bashkë kanë pasur përplasje të mëdha brenda shtëpisë.
Iliri sot i ftuar në “Ftesë në 5”, ka folur rreth raportit të tij me Donaldin.
“U takuam te festa dje edhe kaq. Ndodhi ajo që unë faktikisht i kam thënë Donaldit në shtëpi, që ne të dy nuk mund të jemi miq jashtë. Ndërsa ai thoshte se ne të dy mund të jemi miq jashtë sepse ‘ti jashtë do jesh ndryshe””, tha Iliri në intervistën e tij.
Iliri ishte njëri ndër banorët më favoritë për të fituar edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.