Ka rezultuar pozitive me Covid-19 Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgjedhjen e Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin u bë i ditur nga New York Times, ku gjithashtu thuhet se Guilfoyle nuk ka qenë së fundi në kontakt me Presidentin Trump.
Kështu kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre.
ShBA shënuan një tjetër rekord infektimesh. 57.683 raste të reja u regjistruan atje brenda 24 orëve të fundit, duke shkuar numri në total numri i infektimeve në 2,78 milionë ndërsa vdekjet janë 129.405.
Shtete të shumta në Amerikë kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin, në ditën kur vendi shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.