×
  • Show Time
  • Show Time

    Influenceri milioner do të kalojë Vitin e Ri në qeli

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 22:43

    Influenceri milioner Andrew Tate do të kalojë natën e ndërrimit të viteve në qeli. Vendimi u dha sot nga një gjykatë rumune, pas kërkesës së policisë për të mbajtur 30 ditë në paraburgim influencerin.

    36-vjeçari Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan të enjten me akuzën e trafikimit njerëzor dhe përdhunimit. Autoritetet dyshojnë se së bashku me dy burra rumunë, drejtonin një “një grup kriminal të organizuar”.

    Prokurorët në Rumani thanë se 36-vjeçari dhe vëllai i tij dyshohet se shfrytëzonin 6 gra për të kryer video pornografike. Policia rumune bastisi vilën e tij, vetëm një ditë pasi ai ironizoi në internet aktivisten Greta Thunberg. Dyshohet se ai u lokalizua nga policia nga një kuti pice./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!