×
  • Show Time
  • Show Time

    Inva Mula organizon koncert humanitar në Durrës, fton të gjithë artistët shqiptarë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:28

    Inva Mula, sopranoja me famë botërore si gjithë shqiptarët është prekur shumë nga ngjarja e rëndë e 26 Nëntorit ku dhjetra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.


    Ajo ka postuar në rrjetin e saj social “Instagram” një foto ku njofton të gjithë se do organizohet një koncert në Durrës në 7 Dhjetor.

    Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

    Mula i ka bërë thirrje të gjithë artistëve shqiptarë të bëhen pjesë e ketij koncerti për tu solidarizuar me njerëzit e prekur nga tërmeti.

    “Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, ka shkruar sopranoja.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Inva Mula (@invamula) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!