×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Ish-banore e Big Brother VIP, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia me këngëtaren e njohur

    Reporteri
    19 Janar 2023 | 10:41

    Aktori Amos Zaharia është kthyer në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”.

    Përtej profesionit të tij si aktor, Amos ka qenë pjesë e meiave rozë edhe për jetën e tij personale. Ish e ashura e tij është gjithashtu personazh publik. Po flasim për Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare e cila u bë pjesë e BB VIP Kosova pak më parë, por rrugëtimi i saj zgjati shumë pak pasi u eliminua.

    Amos dhe Gigliola jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike dhe dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

    Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola thontë në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

    “Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!