×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Ish-banori zbërthen mesazhin që iu dha Kiarës nga produksioni: Duhet ta dijë ta përdorë

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 10:13

    Kiara gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur të jetë liderja e shtëpisë së famshme dhe për këtë në spektaklin e djeshëm, asaj iu dha një avantazh në lojë.

    Pas shumë ditësh brenda shtëpisë, ku asnjë nga banorët nuk ka informacione nga jashtë, Kiarës iu dha mundësia për t’i patur ato. Asaj iu shfaqën përmes një videoje një përmbledhje çfarë mendojnë jashtë për të, kryesisht të publikuara në media.

    Ish-banori zbërthen mesazhin që iu dha Kiarës nga produksioni.

    Kiara u trondit kur dëgjoi videomesazhin e Efit, kur kjo e fundit shprehur opinionin e saj lidhur me situatën e tensionuar mes moderatores dhe Luizit.

    Menjëherë pas kësaj në studio kanë plasur debate mes të eliminuarve dhe opinionistëve, por edhe brenda shtëpisë ku Luizit iu kërkua t’i qëndronte pranë të dashurës së tij në këto momente, pasi informacionet që ajo mori mund të rezultojnë tronditëse.

    Për të komentuar këto zhvillime të puntatës së fundit të ftuar në emisionin “Ditë e re” ishin ish-banori i Big Brotherit në edicionet e shkuara, tashmë sipërmarës, Ilir Beqiri, gazetarja Klotilda Harka dhe Benalda Muça

    Sipas ish-banorit, mesazhi që ju dha mbrëmë Kiarës ishte, “ndrysho lojën, se po flitesh për keq…”

    Kiara duhej te ballafaqoheshe me këtë pjesë…

    “Kiara është e zgjuar, dhe besoj që do e marrë si mesazh që po bëjnë diçka keq me Luizin…”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!