Fotografia që publikoi Arjoni me Anën në shtrat, është bërë prej disa ditësh temë diskutimi jo vetëm në “Për’puthen”, por edhe në mediat sociale. Madje edhe ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino, ka bërë disa postime në lidhje me këtë ngjarje.
Ajo fillimisht ka treguar se i beson Arjonit dhe më pas me humor shkruan: “A do vijë ndonjë njeri në mënyrë shoqërore të më sjellë ndonjë ilaç apo s’ka më njerëz me zemër të mirë në këtë botë”, duke ironizuar kështu Anën, e cila tha se i shkoi në shtëpi Arjonit pasi ishte paqejf.
Ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi Gerta ka marrë një mesazh nga një ndjekëse, e cila krahason situatën e saj me të Anës. Ish-banorja e “Big Brother” e sqaron se ajo nuk ka shkuar te shtëpia e partnerit të saj pa e njohur, sepse kishin 2 vite bashkë e madje uron që guximin e saj ta kenë të gjithë pasi sot është e martuar dhe shumë e lumtur.
Në postimet e radhës, Gerta ironizon duke nxjerrë macen e saj e duke shkruar: “Erdhi më solli paracetamol po as vetë se kuptova si e zuri gjumi. Sa legene jam që i bëj video në gjumë”.
“Ishalla s’më denoncon”, shkruan Gerta në një postim tjetër ku shfaqet me Florentin.