×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Diola: Burrat ma kanë frikën, sepse jam e realizuar, kam veturën time

    Reporteri
    29 Korrik 2023 | 14:06

    Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Teksa ishte në shtëpi, publiku u njoh me jetën e saj si një grua e divorcuar, nënë e 3 vajzave. Diola foli shpesh për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira.

    Së fundmi Diola tha se është e gatshme të përjetojë dashurinë për herë të dytë, por sipas saj meshkujt e kanë frikë.

    “Një fushë që ndihem budallqe është fusha e dashurisë. Nuk e kam përjetuar dashurinë për herë të dytë, besoj se do ta përjetoj. Nuk kam kohë. Jam e fokusuar në karrierën time. Padyshim që ka individ që aforhen. Më duket se më kanë frikë. Sepse jam një vajzë e realizuar. Në momentin kur më afrohet dikush, mua nuk më bën përshtypje nëse vjen Bentley me një apo me Golf 2. Sepse unë i kam vetë gjërat, e kam vetë makinën time.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!