×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-bashkëshortja flet për abuzimet seksuale të Michael Jackson

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 16:14

    Ish-bashkëshortja e Michael Jackson ka deklaruar së fundmi se do ta kishte varur mbretin e Pop-it në pemë, nëse do të zbulonte se ai abuzonte seksualisht me fëmijët.


    Vajza e Elvis Presley-t, Lisa Marie, ka mbrojtur së fundmi Jackson kundër akuzave se abuzonte me fëmijët, duke thënë se besonte në pafajësinë e tij.

    51-vjeçarja ka qenë e martuar me këngëtarin mes viteve 1994 dhe 1996, ndërsa mbreti i POP-it po përballej me një akuzë për abuzim seksual.

    Gjatë një interviste në vitin 2003 në VH1, ajo insistoi se do të kishte marrë masa nëse do të vinte re ndonjë gjë të dyshimtë. “Nëse do të kisha parë ndonjë gjë, më besoni, t*** e tij do të ishin varur në një pemë. Unë nuk e di, kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, është shprehur Lisa.

    Në 2002-n dhe 2003-n, gazetari i BBC-së, Martin Bashir, zbuloi lidhjen e Michael me djemtë e rinj që ai i ftonte në shtëpi, përfshirë edhe 13-vjeçarin Gavin Arvizo. Dokumentari nxiti një hetim që çoi në gjykimin penal të këngëtarit në vitin 2005.

    “The Sun” shkruan se mbreti i POP-it u akuzua për një sërë veprash penale gjatë gjykimit të vitit 2005, duke përfshirë katër akuza të keqtrajtimit të një të mituri dhe katër akuza të dehjes së një të mituri për ta mashtruar atë. Juria diskutoi për shtatë ditë dhe ai përfundimisht doli i pafajshëm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!