×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-deputetja flet për fotot “hot” të së bijës

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 20:19

    Është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar. Ada Deda, vajza e deputetes demokrate, Albina Deda, është e njohur për format të saj perfekte dhe për fotot provokuese që poston në rrjetet sociale.


    Shpeshherë fotot e saj janë komentuar në media të ndryshme dhe lidhur me këto komente ish-deputetja tha për emisionin “Rudina” në Tv Klan se fillimisht nuk ndihej mirë. Ajo u shpreh se fotot provokuese të vajzës i ka toleruar dhe se ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me vajzën e saj.

    “Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të mediave i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja. Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës”, tha Albina Deda.

    “Ka pasur edhe momente që kur shihte lajmet, mi ç’donte mua dhe më shkruante: Shiko çfarë kanë bërë. Por unë vija dhe e merrja me të mira. Asnjëherë s’më ka thënë mos bëjë foto, por kur jemi me pushime mi bën ajo fotot”, tha Ada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!