Teksa pozuan së bashku, Selena Gomez dhe Hailey Bieber bënë me dije se nuk ka asnjë keqkuptim mes tyre për shkak të Justin Bieber.
Hailey, gruaja e Justin-it dhe ish e dashura e tij, Selena u përqafuan teksa pozuan bashkë në Gala-në Vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Anxhelos.
Një burim për “Entertainment Tonight” tha se vajzat “donin t’i tregonin botës se nuk ka më keqkuptime dhe ndjenja të këqija mes tyre”.
Sa i përket Justin-it, burimi theksoi se ai është i lumtur që kanë ecur përpara. “Justin është shumë i lumtur me faktin që po ecin përpara dhe se ka paqe mes të gjithëve“.
Këto foto të Selenës dhe Hailey-t vijnë vetëm pak javë pasi kjo e fundit foli rreth akuzave se ka ndërhyrë mes ish çiftit. Ajo tha se lidhja me Justin nisi kur ai i kishte dhënë fund përfundimisht me Selenën dhe se kishte folur me këtë të fundit kur ata u martuan në vitin 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.