Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Albi Dhima ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Expuls” në RTV Ora, ku foli për rrugëtimin e tij në program. Moderatori Ronaldo Sharka i kujtoi finalen e “Big Brother VIP”, ku Albi ishte i pranishëm duke bërë tifo për Donaldin.
Ai e pyeti nëse kjo e ka penalizuar nga programi, gjë të cilën Albi e hodhi menjëherë poshtë. “Duartrokisje për Donaldin. Mendon që pas këtyre duartrokitjeve të ka thënë Olsa dil nga programi?”, i tha Sharka.
“Jo, jo, nuk ka lidhje fare. Ne jemi njerëz të rritur, njerëz të përgjegjshëm dhe gjithsecili ka të drejtën e vet. Madje realisht, jo për çështje furçash, unë jam person që jam shumë mirënjohës dhe realisht duhet të jem shumë mirënjohës dhe falenderues sepse më është dhënë një mundësi që jo të gjithëve mund t’u jepet. Rrugëtimin nuk ta përcaktojnë tjerët, por e bën vetë”, u përgjigj Albi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.