×
  • Show Time
  • Show Time

    Ismajli reagon ndaj veprimit të Vjosës pas heqjes së fotografisë së Thaçit: Të dua çdo ditë e më shumë

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 19:31

    Edhe Adelina Ismaili ka reaguar me temën shumë të diskutuar të ditës së sotme, atë të heqjes së fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi nga zyrja e saj e re nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.


    Këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë një postim në Instgram, artikullin ku tregon se Vjosa Osmani ka hequr nga zyrja e saj foton e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Ajo e ka mbuluar shkrimin me fjalë miradie duke treguar se sa krenare është me kryetaren e re të Parlamentit, për të cilën thotë se e don çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Express.

    Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka marrë detyrën e re duke u zyrtarizuar pikërisht në kuvend, të cilin edhe do ta udhëheqë.

    Adelina që nga fillimi ka treguar përkrahjen e saj për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së gjatë zgjedhjeve të kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!