×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Jam dhëndër në Lushnje’, Luiz Ejlli i bën përshëndetjen speciale Kiarës nga koncerti në Amerikë

    Reporteri
    13 Qershor 2023 | 9:00

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli disa ditë më parë ka anonçuar turin e tij të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet momentalisht.

    Prej disa ditësh Luiz Ejlli ka udhëtuar në Amerikë ku do të performojë në disa vende, për fansat e tij të zjarrtë, që kanë pritur më së miri në Amerikë.

    Gjatë këtij turi në Amerikë, u vu re mungesa e Kiara Titos, për të cilën këngëtari ka ndarë një video në rrjetet sociale, e cila po bën xhiron e rrjetit.

    Në video duket Luizi në skenë i mbushur me dollarë dhe teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

    Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

    Ai gjithashtu ka bërë një koment mbi dollarët e shumtë që i hodhi publiku duke thënë se është dhëndër në Lushnje, pra prej nga vjen moderatorja Kiara Tito.

    Këngëtari ka interpretuar disa nga hitet si: “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

    Kështu ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito e cila ndodhet në Turqi për xhirime ndodhen larg njëri-tjetrit.

    Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.

    https://www.youtube.com/watch?v=vmig9cg2A5U

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!