×
  • Show Time
  • Show Time

    “Je kuptimi i jetës, Naim Abazi i bën Mihrijes dedikimin që do ta donte çdo grua

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 11:55

    Sot në familjen e këngëtarëve të njohur, Naim Abazit dhe Mihrije Brahës ka festë. Kjo e fundit ka ditëlindjen dhe mbush 54 vjeçe.

    Me rastin e kësaj dite të veçantë, nuk ka munguar padyshim urimi i Naimit, i cili ka publikuar një foto në “Facebook”. Ai e ka shoqëruar me disa fjali tepër emocionuese.

    Ndër të tjera, ka theksuar se nuk ka fjalë që do ta përshkruajë se sa ai dhe Platori e duan këngëtaren.

    “E dashur Mihrije, e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë, je përmbajtja je dashuria je shtylla, je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale, as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen! Platori & Naimi”, ka shkruar Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!