×
  • Show Time
  • Show Time

    Jennifer Aniston dhe Brad Pitt do të shfaqen përsëri së bashku për një projekt special

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 19:03

    Mos harroni një periudhë të shkurtër në janar, ku Jennifer Aniston dhe Brad Pitt shkëmbyen disa shikime në SAG Awards. Interneti u çmend dhe për një moment dukej se 2020-a do t ishte një vit i mirë.


    Mesa duket, ka ardhur koha për një ribashkim tjetër. Pitt dhe Aniston do të jenë bashkë mbrëmjen e së premtes, 21 gusht, për 38-vjetorin e “Fast Times” në Ridgemont High. Të dy do të ulen në tryezën e përbashkët me Dane Cook, Morgan Freeman, Henry Golding, Shia LaBeouf, Matthew Mçonaughey, Sean Penn dhe Julia Roberts.

    Kjo do të jetë hera e parë që Jennifer Aniston dhe Brad Pitt shfaqen pranë njëri-tjetrit, që prej festës së Oscar, në muajin shkurt. Edhe pse ngjarja e së premtes do të jetë virtuale, fansat e dyshes Pitt dhe Aniston, me siguri do të jenë më të vëmendshëm se kurrë për të parë edhe detajet më të vogla mes tyre.

    https://www.instagram.com/p/CEASe35BRKA/

    ÇFARË DIHET TJETËR PËR RIBASHKIMIN?

    Ai do të shfaqet ditën e premte në Instagram-in e CORE, një organizatë humanitare jofitimprurëse e themeluar nga Sean Penn. E gjitha po realizohet për një kauzë të mirë: mbledhja e parave për të ndihmuar me situatën e Covid-19 në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!