Pas dy muajsh ribashkimi, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të bashkëjetojnë. Pasi e bënë publike romancë e tyre në fund të Majit, një burim për “Us Weekly” është shprehur se çifti kalon shumë kohë së bashku.
“Ata janë thuajse çdo natë bashkë kur nuk janë në punë. Po planfikojnë të bashkëjetojnë shumë shpejt”.
Po i njëjti burim shtoi se “duket sikur janë bashkë prej vitesh, jo muajsh” dhe “për sa iu përket atyre, janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin dhe kanë zbuluar dashurinë e vërtetë”.
Ndërkohë një tjetër burim shprehet “Ata janë tërësëisht të gatshëm për të ndërmarrë hapat e tjerë dhe të kalojnë gjithë jetën e tyre bashkë. Nuk ka asnjë hije dyshimi në mendjen e tyre se nuk do të funksionojë”.
Gjithashtu, së shpejti pritet propozimi i Affleck më 24 Korrik për ditëlindjen e 52-të të këngëtares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.