Është mëse normale që si momentet e bukura, në çdo lidhje do të ketë edhe zënka.
Ndonjëherë këto zënka kalojnë edhe në debate të ashpra dhe i tillë ka qenë edhe ky i fundit mes Jennifer Lopez dhe partnerit të saj, Alex Rodriguez.
Paparacët kanë fotografuar çiftin duke u zënë ashpër në makinë dhe foto e tyre po bën xhiron e rrjetit.
Sipas mediave të huaja, shkak për sherrin mes tyre mund të jetë bërë ndonjë mesazh, pasi Rodriguez shihej duke i treguar këngëtares diçka në telefon.
Dyshja është në një lidhje që prej vitit 2017, ndërsa kanë lajmëruar se kanë në plan të bëjnë një dasmë të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.