×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Jeta luksoze e Beatrix, kaq kushtoi veshja e saj mbrëmë

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 17:12

    Përveç finalistëve, në finalen e madhe të Big Brother VIP ishin edhe të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme të cilët para fillimit të spektaklit parakaluan në tapetin e kuq.

    Ata morën vëmendje me elegancën dhe dukjen me shumë shije për të cilën ishin kujdesur deri në detajin e fundit.

    Pa vëmendje nuk ka kaluar pa këngëtarja, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një dukje unike, trupore ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”.

    Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!