Jennifer Lopez, (49) ka treguar vështirësitë e saj në fillimet e karrierës në vitet e 90-ta për shkak të peshës së saj, pasi që në këto vite ishte “epoka e vajzave të dobëta”, e që dominohej nga Kate Moss.
Jennifer Lopez e dinte se kishte asete seksi. Por, kur ajo filloi karrierën në industri të muzikës në fund të viteve 90-ta me albumin e saj “On the Six”, askush nuk e dëshironte atë.
Këto komente Jennifer i ka bërë gjatë “CFDA Fashion Awards”, në New York të hënën, ku artistja 49 vjeçare ishte afër largimit tërësisht nga skena për shkak se nuk ishte një vajzë e dobët.
“Fillova të incizoj në vitet e 90-ta, në kohën kur ishin në modë vajzat e dobëta si supermodele”, ka thënë ylli i “World Of Dance”.
“Në atë kohë, Kate Moss, Cindy Crawford dhe Christy Turlington ku ishin postera të grave që konsideroheshin të bukura”.
“Andaj normal që kisha vështirësi në karrierë”, ka thënë JLo për disa media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.