Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, ku është kufizuar edhe lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ministri Vitia këto ditë pranoi kritika të shumta, duke qenë se numri i vdekjeve është rritur ditëve të fundit, e vetëm javë më parë ai u fotografua në një dasmë duke vallëzuar, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Por, nuk është i vetmi Vitia, edhe familja Haradinaj e ‘dogji’ atmosferën në një dasmë gjatë muajit gusht, ku këndonin njëzëri me këngëtaren Edona Llalloshi, e cila po argëtonte mysafirët me këngët e saj.
Anita, Lola dhe vëllai i tyre, Leart shihen duke kënduar e kërcyer në këtë aheng familjar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.