Johnny Depp pothuajse humbi dy nga shtëpitë e tij në Hollywood-in Perëndimor.
Aktori, sipas një raporti të DailyMail, mori një hua prej 10 milionë dollarësh.
Një nga pronat u përball me mbyllje në vitin 2016, por Depp shleu borxhin e papaguar dhe e shpëtoi atë. Shtëpia tjetër, një strukturë e ngjashme me një kështjellë që ishte 5 milionë dollarë borxh në 2018, u spëtua gjithashtu nga kredia.
Depp e siguroi kredinë nga City National Bank, i njohur për shërbimin e personazheve të famshëm të listës A. Prona, që të kujton një film horror me kulla, është e fshehur pranë Sunset Strip. Pavarësisht përpjekjeve për t’i mirëmbajtur ato, shtëpitë duket se janë në gjendje më pak se të mirë, në të njëjtën kohë që Depp kalon pjesën më të madhe të kohës në rezidencën e tij në Bahamas.
Ai aktualisht është në turne në Evropë me grupin e tij Hollywood Vampires./Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.