×
  • Show Time
  • Show Time

    Jori e provokoi me prekje, Luizi nuk reagon aspak mirë

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 9:18

    Luizi dhe Jori janë parë shumë të afërt që nga dita që ajo u fut në shtëpi. Afrimiteti i tyre është komentuar shumë në rrjet dhe jo vetëm. Jori së fundmi e ka provokuar me prekje. Luizi ka habitur me reagimin e tij.

    Modelja shkoi dhe e preku Luizin nga shpatullat teksa ai po lante enët, mirëpo duket se reagimi i tij nuk ishte aspak ai që priste. Këngëtari iu drejtua me fjalët “fol me gojë, me dorë mos prek, çfarë është kjo lojë”.

    Jori është prerë fare nga reagimi i ti dhe thjeshtë i ka thë në rregull. Jori Delli është banorja e re që mori famë të madhe për vetëm dy ditë qëndrimi në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të afrimit të madh me Luizin i cili është banori më i preferuar i publikut.

    Ajo që nga dita e parë është afruar shumë me Luizin ku edhe ky fundit qysh ditën e parë i dhuroi asaj rrobat e tij për ti veshur ndërsa më vonë i dhuroi edhe një trëndafil kur ishin ne dhome te ndejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!