Modelja e njohur Hailey Bieber dhe këngëtari Justin Bieber, janë në pritjen e parë më të ëmbël. Ata së shpejti do të bëhen prindër, përcjell Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Hailey përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë disa fotografi dhe një video përkrah Justin Bieber.
“Justinbieber”, ka shkruar ajo në postim.
Hailey shihet me barkun e fryrë ndonëse nuk ka treguar në cilin muaj është dhe as gjininë e foshnjës.
“Alexa luaj këngën ‘Baby’ të Justin Bieber sepse bebja Bieber është rrugës”, ka shkruar revista prestigjioze Vogue, ndërsa postoi lajmin në rrjetin social Instagram.
Hailey në videon dhe fotografitë që ka postuar kishte të veshur një fustan të bardhë dhe vello nga brendi i mirënjohur i veshjeve “Saint Laurent”, ndërsa çifti shihej duke ripërtërirë betimet e martesës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.