×
  • Show Time
  • Show Time

    Ka një arsye pse Luana nuk harxhon lekët më kot dhe fansat e saj duhet ta pranojnë tashmë

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 22:28

    Prej disa ditësh Luana Vjollca ndodhet me pushime në vendin e preferuar të yjeve, Mykonos. Ajo ka postuar foto e video të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar se po i shijon shumë këto pushime. Madje, pas shumë vitesh ka dalë edhe në një club nate.


    Në postimet e saj ka komente të shumta e Luana ka zgjedhur gjithnjë të jetë selektive dhe u përgjigjet mesazheve pozitive. Rrallëherë ajo replikon me ndjekësit që shprehin rezervat e tyre. Dhe kur replikon, sigurohet t’u japë një mësim të mirë. Sikurse ka bërë së fundmi.

    Luana ka publikuar këto ditë disa foto me një palë shapka Philipp Plein. Një nga ndjekëset shkruan në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”: “Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!