Aderimi i parukierit Kaci Lleshi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pak kohë më parë, bëri shumë bujë në media.
Megjithatë, ai për Telegrafin tregoi se kishte qenë pjesë e kësaj partie që në themelimin e saj.
Ndërkohë, ai duket se ka krijuar tashmë një afrimitet më të madh me anëtaret që janë pjesë e kësaj partie.
I njëjti së fundmi ka publikuar në InstaStory një fotografi me një ndër klientet e tij të para nga kjo parti, e cila është ish-ministrja, Albena Reshitaj.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Kaci shihet me bashkë-partiaken e tij, që tashmë është kandidate edhe për deputete teksa bën simbolin e shqiponjës me duar.
Duke qenë ndër parukierët më me zë në vend, Kaci duket se tash e tutje do të jetë zgjedhja e parë e anëtarëve femra të këtij subjekti politik, për dukjen e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.